Lajçak për mesazhet me Epstein: Jam treguar i dobët, sot po e paguaj çmimin

Ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se ka pasur komunikim “të papërshtatshëm” me Jeffrey Epstein.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk i mban mend mesazhet ku përmendeshin vajzat.

“Nuk mund t’i konfirmoj, por as t’i mohoj”, ka thënë ai për radiostacionin shtetëror sllovak.

Ai e ka pranuar se në këtë komunikim është treguar i dobët.

“Kam treguar gjykim të dobët… shprehje të egove mashkullore muhabet vetëkënaqës”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se raporti i tij me pedofilin Epstein ishte vetëm në nivel fjalësh.

“Marrëdhënia ime me Epsteinin ishte vetëm në nivel fjalësh, jo veprash. Sot e paguaj çmimin për komunikimin dhe njohjen me të”, ka thënë ai, raporton AP.

emisari i be-seJeffrey EpsteinMiroslav Lajcak