Rezultatet e fundit të Bayern Munich nuk e bindin Felix Magath, ish-trajner i shumë skuadrave në Gjermani. Pas humbjes në shtëpi ndaj Augsburgut (2-1) dhe barazimit me Hamburgun (2-2), ai ishte kritik në një intervistë për RTL.
“Fluksi i madh i Bayernit ka humbur”, – tha Magath, duke theksuar se në gjysmën e parë të sezonit, skuadra dominonte gjithçka, ndërsa pas pushimit dimëror ky dominim u zhduk. Sipas tij, “nuk është kurrë mirë për një ekip të mos ketë rivalë për titullin”, sepse sjell vetëkënaqësi.
Magath kritikoi edhe ankesat e lojtarëve pas ndeshjes me Hamburgun për armiqësinë e tifozëve: “Këto ankesa janë të panevojshme…, nuk ishte rezultat i padrejtë”. Ai kërkoi më shumë vetëkritikë: “Njerëzit kërkojnë gabime kudo, përveçse te vetja”. Në fund, goditi Harry Kane: “Detyra e tij është të shënojë gola… Kane duhet të avancojë më shumë dhe të fokusohet te pikat e tij të forta”.
The post Magath “masakron” Bayernin dhe Kane: I shikojnë gabimet te të tjerët, jo vetvetja appeared first on Telesport.










