Kërkesa për shtrenjtim të rrymës 21%, Muharremi: Faturën e janarit e pagova 356 euro, me këtë rritje shkon 430 euro

Ekonomisti Shenoll Muharremi duke komentuar kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës për 21%, tha se faturën e janarit të këtij viti e ka paguar 356 euro, ndërsa me këtë rritje të propozuar, do t’i binte të paguante 430 euro.

“Sa e pagova faturën e janarit për energji. Faturat e rrymës muajt e fundit përafërsisht: -tetor 55 EUR -nëntor 158 EUR -dhjetor 255 EUR -janar 356 EUR. Me 21% rritje eventuale, fatura e janarit shkon në 430.76 euro muaj! Paisjet super eficiente. Kujdes maksimal në konsum dhe temperatura”, shkruan ai.