Situata kontraktuale e Dayot Upamecano te Bayern Munich vazhdon të shkaktojë debat. Mbrojtësit francez, 27 vjeç, i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, ndërsa klube të mëdha si Real Madridi, PSG dhe Liverpool-i po e ndjekin nga afër. Pasiguria, sipas klubit bavarez, po nxitet nga rrethi i tij.
Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, shprehu hapur pakënaqësinë për “Kicker”: “Do të isha shumë i lumtur nëse Dayot do të vendoste të qëndronte te Bayerni. Ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë në Mynih, por kam frikë se agjentët po bëjnë gjithçka për ta bindur të largohet”. Ai shtoi: “Jam i tronditur nga ky qëndrim, po paralajmëroj një takim direkt me lojtarin”.
Megjithatë, negociatat po ecin pozitivisht. I ardhur nga Leipzig më 2021, Upamecano është kthyer në një shtyllë të mbrojtjes bavareze. Bayerni i ka ofruar rritje të ndjeshme page, këtë sezon ka 26 paraqitje në Bundesliga dhe 9 ndeshje pa pësuar gol, duke konfirmuar rolin kyç në ekipin e drejtuar nga Vincent Kompany.
The post Hoeness, i lodhur nga agjentët e Upamecano: Po përpiqen ta bindin të largohet nga Bayerni appeared first on Telesport.









