Carrick: Fitoret në kohën shtesë janë ndjesia më e mirë në futboll, reaguam menjëherë pasi pësuam gol

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, shijoi ndjesinë e fitores në minutat shtesë 3-2 ndaj Fulham. “Fitorja në minutat shtesë është ndjesia më e mirë që kam përjetuar ndonjëherë“, tha Carrick.

Më tej, trajneri i “djajve të kuq” shtoi: “Disa nga momentet më të mira që kam përjetuar këtu në “Old Trafford” ndër vite kur luaja si lojtar ishte pikërisht kur përjeton një moment gëzimi dhe emocioni si ai”.

Njerëzit largohen nga stadiumi me më shumë sesa thjesht, ‘United fitoi sot’. Ka emocion dhe ndjenjë dhe kjo është arsyeja pse të gjithë e duam kaq shumë këtë fitore“, tha Carrick.

Karakteri që treguam pas një pengese të madhe, një goli që pësuam në minutën e 90-të, është për t’u vlerësuar. Duhet të ruajmë besimin, të ruajmë vetëbesimin. Mund të luajmë më mirë dhe kjo është ndoshta gjëja më e këndshme”, shtoi Carrick.

Mund të luajmë më mirë, mund të bëjmë shumë gjëra më mirë në momente të caktuara, por nuk mund ta fajësoj besimin e lojtarëve. Ai besim na ka çuar përpara, na dha fitoren dhe është një ndjenjë e mirë kur ndodh“, përfundoi trajneri i United.

The post Carrick: Fitoret në kohën shtesë janë ndjesia më e mirë në futboll, reaguam menjëherë pasi pësuam gol appeared first on Telesport.