Lojtari i parë me kuota dyshifrore këtë sezon, Yamal po rikthen shkëlqimin e plotë

Lamine Yamal (18 vjeç) ka rikthyer shkëlqimin e plotë. Pas largimit të problemeve me pubalgjinë, që e penguan në fillim të sezonit, ‘10’ i Barcelonës është bërë përsëri vendimtar. Në 5 ndeshjet e fundit, ai ka kontribuar direkt në 7 gola, duke shënuar 4 dhe dhënë 3 asistime.

Rruga e tij nisi në Kupën e Mbretit ndaj Racing, ku realizoi golin për 2-0 në kohën shtesë dhe u bë lojtari i parë këtë sezon me kuota dyshifrore (10 gola, 10 asistime). Në “Anoeta” dha asist për Rashford në 1-1.

Në kthimin në “Spotify Camp Nou” shënoi një “Laminazo” në fitore 3-0 ndaj asturianëve dhe u zëvendësua në minutën e 79-të. Kundër Kopenhagenit dha asist, shënoi dhe u shpall MVP i ndeshjes. Trajneri Flick vlerësoi edhe rolin e tij defensiv: “Nuk është rritur vetëm në sulm, por edhe në punën mbrojtëse”.

Me golin ndaj Elche, ai ka 13 gola në 28 ndeshje këtë sezon, duke barazuar legjendën Maradona për numër golash në tri sezone me ekipin e parë. Lamine duket gati për fazën vendimtare të sezonit.

 

The post Lojtari i parë me kuota dyshifrore këtë sezon, Yamal po rikthen shkëlqimin e plotë appeared first on Telesport.