Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, huazohet dhe merr fanellën me numrin 10

Leipzig mbyll merkaton dimërore me një goditje cilësore. Brajan Gruda, 21 vjeç, bashkohet me klubin gjerman në formë huazimi nga Brighton deri në fund të sezonit, duke mbajtur fanellën nr. 10. Mesfushori ofensiv, që mund të luajë në qendër apo në krahë, është pjesë e kombëtares U-21 të Gjermanisë.

Gruda sjell përvojë, pavarësisht moshës së re: 39 paraqitje në Premier League me Brighton (2 gola, 5 asiste) dhe 30 ndeshje në Bundesliga me Mainz (4 gola, 3 asiste). I lindur më 2004, shqiptari debutoi në Bundesliga 18 vjeç dhe arriti deri në finale me Gjermaninë U-21 më 2025.

Drejtori sportiv Marcel Schäfer tha: “Brajan është i shpejtë, teknik dhe kreativ, mund të luajë si 8 ose 10, do të përshtatet shpejt”. Gruda u shpreh: “Jam i lumtur të vij këtu, klubi më përshtatet dhe dua ta ndihmoj ekipin të kthehet në Europë”.

The post Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, huazohet dhe merr fanellën me numrin 10 appeared first on Telesport.