Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë pranuar autorizim nga Prokuroria e Prishtinës për fillimin e hetimeve për falsifikim të rezultatit zgjedhor në Komunën e Podujevës, në të cilën lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosjes rezulton me më së shumti vota të manipuluara.
Prokuroria tha të hënën se e ka autorizuar Policinë që të grumbullojë dhe mbledh prova lidhura me dyshimet për falsifikim të votave në Podujevë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policnë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit”, tha Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën.
Sipas Prokurorisë, gjatë këtij procesi, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, “përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.










