Kovac: E kemi nisur mirë vitin 2026 por rëndësi kanë pikët, Bayern është ende para nesh

Borussia Dortmund arriti një fitore të vuajtur 3-2 ndaj Heidenheim dhe e ngushtoi në 6 pikë diferencën me kryesuesit e Bayern Munich. Diferencë që para fillimit të fazës së dytë ishte 11 pikë, duke e bërë më interesante Bundesligën.

Duke komentuar këtë situatë, trajneri kroat Niko Kovac tha: “Pikët janë gjithçka që kanë rëndësi dhe Bayern është ende para nesh. Kemi fituar katër nga pesë ndeshje, gjë që është një statistikë e shkëlqyer. Është gjithashtu e rëndësishme të përqendrohemi në gjërat pozitive”.

Kjo ndeshje ishte e bukur për tifozët, por Jo për mua personalisht si trajner. Dua të shoh ndeshje si këto të përfundojnë shumë më me vetëbesim, më shpejt dhe më herët, në vend që të futemi në telashe”, shtoi Kovac.

Megjithatë, në fund të fundit, kemi një ekip që ngrihet përsëri në pjesën e dytë pasi ka mbetur prapa dhe ka aftësinë të luftojë përsëri. Ne e kemi filluar Bundesligën në vitin 2026 me katër fitore dhe një barazim. Jam i lumtur për këtë”, deklaroi Kovac.

The post Kovac: E kemi nisur mirë vitin 2026 por rëndësi kanë pikët, Bayern është ende para nesh appeared first on Telesport.