PSG rikthehet në krye të renditjes pasi fitoi 2-1 në transfertë ndaj Strasburgut. Një sukses i vuajtur, por shumë i rëndësishëm, siç pranoi Luis Enrique për “Ligue 1+”: “Të fitosh këtu është gjithmonë e vështirë, nuk mbaj mend ndeshje të lehta në Strasburg. Këtu kanë shumë të rinj cilësorë. Në pjesën e parë ishim të pasaktë, në të dytën bëmë më mirë. Jemi të lumtur për fitoren, është shumë e rëndësishme, edhe pse mund të përmirësohemi”.
Trajneri spanjoll shtoi: “Nuk e di nëse e merituam plotësisht fitoren, por këto tri pikë vlejnë shumë për besimin. Është fitorja e gjashtë radhazi në kampionat. Ligue 1 është më e vështirë se sa mendohet. Edhe Lens është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa Marseille dhe Lyon po rriten. Fundi i sezonit do të jetë shumë i fortë”.
Protagonist ishte Matvej Safonov, i cili priti një penallti vendimtare: “Kam punuar me shumë portierë të mirë, por ai është i jashtëzakonshëm në leximin e goditësit të penalltive, është më i miri”. Pas kartonit të kuq për Hakimi, PSG mbrojti ulët dhe goditi në kundërsulm, me golin vendimtar të Nuno Mendes.
The post Luis Enrique: Fundi i sezonit, shumë i fortë. Ligue 1 është më e vështirë se sa mendohet appeared first on Telesport.










