Skiatorë të papërgjegjshëm shkaktuan ortek në Brezovicë, njëri prej tyre u lëndua

Tre skiatorë shkaktuan dje një ortek në Brezovicë pasi lëviznin jashtë pistave të shënuara të skijimit, njoftoi Qendra e Skive.

Qendra e Skive Brezovicë njoftoi se tre skiatorë sot kanë filluar skijimin jashtë pistave zyrtare dhe të shënuara, çka ka shkaktuar një ortek, transmeton Paparaci.

Dy prej tyre janë larguar nga vendi i incidentit, ndërsa një skiator ka mbetur i bllokuar në majë të një piste të pashënuar me lëndim në këmbë.

Shpëtimtarët, siç thuhet, me një ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale kanë arritur ta transportojnë në mënyrë të sigurt skiatorin e lënduar deri në ambulancë.

Faqja në Facebook Brezovica Info thekson “se individë të papërgjegjshëm me këtë veprim kanë rrezikuar jetët e tyre, por edhe jetët e shpëtimtarëve, të cilët gjatë ndërhyrjes kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut shtesë”.

Për incidentin është njoftuar policia.

Nga Qendra e Skive është bërë thirrje për të gjithë skiatorët dhe snowboarderët që të respektojnë rreptësishtë rregullat dhe të përdorin ekskluzivisht pistat zyrtare dhe të shënuara, pasi skijimi jashtë tyre rrezikon seriozisht sigurinë si të skiatorëve ashtu edhe të shpëtimtarëve./Paparaci.com