Zhduket një grua në Gjilan, rasti po hetohet

Një grua ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

“Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan /01.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.