Spalletti dhe detaji pikant në kyçin e dorës…; historia e orës festive të 100-vjetorit juventin

Nuk kaloi pa u vënë re ora që Luciano Spalletti mbante gjatë konferencës së fundit për shtyp, para Parma-Juve. Në kyçin e dorës së trajnerit u pa një objekt koleksioni. Më saktë, një “Swatch” historik, i prodhuar në vitin 1997 për të festuar 100-vjetorin e Juventusit.

Një send i rrallë, rezultat i një bashkëpunimi të vjetër mes markës zvicerane dhe klubit bardhezi, që Spalletti e ka gjetur disa vite më parë te një koleksionist. Pas zgjedhjes për ta mbajtur në dorë nuk qëndron vetëm shija për “modë” apo nderim ndaj historisë së klubit që drejton sot.

Spalletti, i apasionuar pas orologjisë, u tërhoq nga një detaj personal kromatik: ngjyrat e rripit dhe kasës, e verdhë dhe e zezë, që kujtojnë Avane, skuadrën ku ai hodhi hapat e parë në futboll. Një përzierje kujtimesh dhe stili, që lidh të kaluarën e Juventusit me rrënjët e trajnerit toskan.

The post Spalletti dhe detaji pikant në kyçin e dorës…; historia e orës festive të 100-vjetorit juventin appeared first on Telesport.