Barcelona ka bërë detyrën duke fituar 1-3 në transfertën ndaj Elche, në sfidën e javës së 22-të në La Liga. Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Lamine Yamal, i cili shënoi pas një asisti fantastik që mori nga Dani Olmo, që nga mesi i fushës.
Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 29-të, ku Alvaro Rodriguez do të zinte në befasi mbrojtjen e katalanasve dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën.
Në minutën e 40-të, pas një kundëruslmi dhe aksioni model të Barcelonës dhe asistit të Frenkie de Jong, Ferran Torres shënon golin e dytë për katalanasit. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Barcelonën.
Në minutën e 73-të ishte radha e Marcus Rashford për të gjetur golin, pas një topi në zonë nga Lamine Yamal. Anglezi u fut në fushë në fillim të pjesës së dytë në vend të Raphinha, braziliani është larguar i dëmtuar, por në vijim do të mësohet nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz ose jo.
Rezultati final, 1-3. Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson renditjen me 55 pikë, 4 më shumë se Real Madrid, që pret nesër Rayo Vallecano-n.
The post Barcelona bën detyrën ndaj Elche, shkëlqen Yamal (video) appeared first on Telesport.










