Shkëlqejnë Wirtz dhe Ekitike, Liverpool me super fitore ndaj Newcastle (video)

Liverpool është rikthyer te fitorja pas pesë javësh në Premier League. Kampioni në fuqi ka mundur 4-1 Newcastle në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 24-të.

“Qymyrxhinjtë” gjetën të parët avantazhin me golin e shënuar nga Anthony Gordon në minutën e 36-të, me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke mposhtur Alisson Becker.

Megjithatë, reagimi i të kuqve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat me Hugo Ekitike në minutën e 41-të. Francezi gjeti golin pas një asisti perfekt të Florian Wirtz.

Liverpool nuk mjaftohet me kaq dhe pas dy minutash, ishte sërish Hugo Ekitike që gjeti golin e dytë, pas asitit nga mbrojtja të Milos Kerkez dhe sulmuesi francez tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Liverpool.

Në minutën e 66-të, pas një kombinimi perfekt mes Salah dhe Wirtz, gjermani dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zone me të djathtën. Gol dhe asist për Wirtz, ylli gjerman ka filluar të tregojë aftësitë e tij më në fund. Në minutat shtesë kishte kohë edhe për golin e katërt, shënuar nga Ibrahima Konate.  Francezi shënoi pas një goditjeje këndi dhe gafës së portierit mik Pope. Rezultati final, 4-1.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool renditet në vendin e pestë me 39 pikë, një më pak se Chelsea e vendit të 4-të. Newcastle mbetet në vendin e 10-të.

SHIKOGOLAT

The post Shkëlqejnë Wirtz dhe Ekitike, Liverpool me super fitore ndaj Newcastle (video) appeared first on Telesport.