Tre gola të shënuar në pjesën e parë, Barcelona e mbyll në avantazh ndaj Elche. Shqetëson mbrojtja (video)

Barcelona e ka mbyllur në avantazh 1-2 pjesën e parë në transfertën ndaj Elche, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Lamine Yamal, i cili shënoi pas një asisti fantastik që mori nga Dani Olmo, që nga mesi i fushës. Ky është goli i 9-të për Yamal në La Liga këtë sezon në 17 ndeshje, pa harruar këtu edhe 9 asistet deri tani.

Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 29-të, ku Alvaro Rodriguez do të zinte në befasi mbrojtjen e katalanasve dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën.

Në minutën e 40-të, pas një kundëruslmi dhe aksioni model të Barcelonës dhe asistit të Frenkie de Jong, Ferran Torres shënon golin e dytë për katalanasit. Në fund të shtesës, Ferran Torres pati një shans të artë për të shënaur golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, por nuk ia doli dot. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Barcelonën.

SHIKOGOLAT

The post Tre gola të shënuar në pjesën e parë, Barcelona e mbyll në avantazh ndaj Elche. Shqetëson mbrojtja (video) appeared first on Telesport.