Chelsea befasohet në shtëpi nga West Ham, Bayern barazon në fund. Mungon goli në Levante-Atletico (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në 3 ndeshjet kryesore që luhen në orën 18:30 me kohën tonë, të vlefshme për Premier League, Bundesligë dhe La Liga.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea është duke u mundur 0-2 nga West Ham në derbin londinez. Derbi u zhbllokua që në minutën e 7-të,Aaron Wan-Bissaka kroson, Jarrod Bowen shtyn topin në rrjetë.

Në minutën e 36-të, West Ham shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi dhe kombinimi perfekt mes Bowen, Wan-Bissaka dhe Summerville, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për West Ham. Lajmi tjetër i keq për Chelsean ishte edhe dëmtimi i Pedro neto në minutën e 26-të.

SHIKOGOLAT

Në “Volksparkstadion”, pjesa e parë mes Hamburger dhe Bayern Munich është mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-të, Fabio Vieira shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Joshua Kimmich ndaj Remberg. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 42-të, ku një top i Serge Gnabry brenda në zonë, nuk shtyhet dot në rrjetë nga Joshua Kimmich, por topi përfundon në këmbët e Haary Kane, i cili nuk mund të gabonte nga ajo distancë dhe barazon shifrat 1-1.

SHIKOGOLAT

Në La Liga, pjesa e parë mes Levante dhe Atletico Madridit, e vlefshme për javën e 22-të është mbyllur pa gola.

The post Chelsea befasohet në shtëpi nga West Ham, Bayern barazon në fund. Mungon goli në Levante-Atletico (video) appeared first on Telesport.