Votimi i fshehtë vendos për fatin e kryetarit të LDK-së

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që procesi për kryetarin e partisë të vazhdojë me votim të fshehtë.

Ky vendim është marrë pasi është vendosur që Kujtim Shala të jetë udhëheqës i punimeve.

Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen para delegatëve, ndërkaq, Avdullah Hoti më herët gjatë javës kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së.