KQZ nuk miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Vendimi erdhi pasi dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, ndërkaq anëtarët tjerë të KQZ-së vendosën të abstenonin.

Pro shpalljes së rezultatit për Listën Serbe votoi vetëm kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ.

Radoniqi u shpreh i habitur me veprimet e anëtarëve tjerë të KQZ-së, të cilët nuk votuan pro shpalljes së rezultatit përfundimtar për Listën Serbe.

Ndërkohë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit janë shpallur për partitë e tjera.