Bora, Osimhen dhe… Icardi; sa shumë “fantazma” për Juven dhe Spallettin kundër Galatasaray

Juventusi do të përballet me Galatasaray në “play off”-in e Champions League. Shorti i Nyon-it risolli kujtime të hidhura për bardhezinjtë dhe Luciano Spallettin. Mendja shkon te ndeshja famëkeqe në borën e Stambollit më 10 dhjetor 2013. Sfida u ndërpre dhe u rifillua një ditë më pas. Juves i mjaftonte barazimi, por goli i Wesley Sneijder 5 minuta nga fundi e dërgoi ekipin e Contes në “Europa League”.

Në planin më të afërt, Spalletti gjen Victor Osimhen, me të cilin fitoi titullin te Napoli 3 vite më parë. Raport i fortë, me ndonjë përplasje, por respekt i ndërsjellë. Sulmuesi e quan trajnerin “një gjeni”. Te Galatasaray nga shtatori 2024, Osimhen ka 50 gola dhe 8 asistime në 60 ndeshje.

Më i tensionuar është rikthimi i Spalletit ndaj Mauro Icardit. Marrëdhënia u prish në sezonin 2018-2019 tek Interi, pas polemikave të Wanda Narës. Spalletti tha më vonë: “Për të mos humbur skuadrën, humba Icardin”. Në shkurt, përballja mes tyre premton “shkëndija”…

The post Bora, Osimhen dhe… Icardi; sa shumë “fantazma” për Juven dhe Spallettin kundër Galatasaray appeared first on Telesport.