Transferimi dështoi te Barcelona, Deco: Ju shpjegoj arsyet

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për arsyet pse transferimi i Vitor Roque te klubi katalanas nuk arriti pritshmëritë.

Sipas tij, problemi nuk lidhet me mungesën e cilësisë së sulmuesit brazilian, por me rrethanat në të cilat u realizua afrimi i tij në “Camp Nou”.

Deco theksoi se ideja fillestare e klubit ishte të siguronte një pasardhës afatgjatë për Robert Lewandowskin dhe se Vitor Roque përfaqësonte profilin ideal për këtë rol. Megjithatë, situata e detyroi Barcelonën ta transferonte lojtarin në merkato dimërore, shumë më herët nga sa ishte planifikuar, duke prishur planin e përshtatjes graduale.

Sipas drejtuesit katalanas, ardhja e hershme dhe presioni i madh që vjen me veshjen e fanellës së Barcelonës e vështirësuan integrimin e Roque. Për më tepër, mungesa e minutave të mjaftueshme në fushë nuk i dha mundësinë sulmuesit të përshtatej siç duhet, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tij te klubi.

The post Transferimi dështoi te Barcelona, Deco: Ju shpjegoj arsyet appeared first on Telesport.