Alexis Saelemaekers është një nga lojtarët më të besuar të Massimiliano Allegrit, i cili e aktivizon gjithmonë, edhe kur nuk është në formën më të mirë, si të dielën kundër Romës. Belgu foli për “Corriere dello Sport” për trajnerin italian, duke theksuar cilësitë e tij. Ai komentoi edhe mbi VAR-in: “Ka korrigjuar dhe përmirësuar disa vendime arbitrash, por nuk është ende perfekt. Shumë kontakte vlerësohen gabim nga pamjet me video”.
Kur u pyet nëse lojtarët përfitojnë nga teknologjia, Saelemaekers ishte i sinqertë: “Nëse ndihesh i prekur në zonë, zakonisht nuk qëndron në këmbë, bie. E sheh te të tjerët, e bën edhe ti. Ndonjëherë qëndron më gjatë në tokë duke pritur që arbitri të të vërë re. Nuk është se atë moment mendon shumë…” Ky është një problem që Rocchi e ka thënë shpesh se do ta luftojë, por ende pa sukses.
The post Deklarata shokuese: Me VAR, nëse ndihesh i prekur në zonë, bie vetë. Dhe qëndron më gjatë në tokë appeared first on Telesport.










