Juve mund të “hakmerret” për dëborën e Stambollit, Chiellini: Më shumë mendova Osimhen sesa 2013…

Giorgio Chiellini, drejtor i strategjisë së futbollit te Juventusi, komentoi për “Sky Sport” shortin e 1/8-ve të Champions League, ku bardhezinjtë do të përballen me Galatasaray: “Më shkoi menjëherë mendja tek Osimhen…, por ndoshta është mundësi për të ndryshuar kujtimin e ndeshjes së Stambollit. Ta shohim pozitivisht”.

Chiellini shtoi se Galatasaray është rival i fortë, jo vetëm prej Osimhen: “Është një ekip me lojtarë të mëdhenj. Do ta luajmë kthimin në shtëpi, prandaj nuk përfundon në Stamboll. Duhet të shkojmë atje dhe t’i vëmë në vështirësi, duke kufizuar potencialin e tyre, jo vetëm Osimhen”.

Për merkaton: “Flas çdo 24 orë…, më shumë se Spalletti. Brenda disa ditësh do të ketë lajme, nëse ka mundësi”.

Për situata të ngjashme me 2013: “Këtë herë janë dy ndeshje, nuk duhet të ketë probleme. Humbja atëherë ishte në fushë, gabimi ishte imi. Ka kaluar shumë kohë dhe jemi dy botë të ndryshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona dhe mundësinë për të fituar”.

Për Osimhen: “Është një sulmues i fortë, me respekt të madh për Galatasaray. Do të jetë një sfidë e vështirë, por interesante dhe stimuluese. Realistisht, nuk ka pasur më shumë sesa mendimi për të”.

The post Juve mund të “hakmerret” për dëborën e Stambollit, Chiellini: Më shumë mendova Osimhen sesa 2013… appeared first on Telesport.