Rasti i Karim Benzema po bëhet gjithnjë e më i nxehtë. Së fundi, sulmuesi francez nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e Al Ittihad kundër Al Fateh, një mungesë që nuk kaloi pa u vënë re. Trajneri Sergio Conceiçao u pyet menjëherë për situatën, duke treguar transparencë dhe mbrojtur lojtarin:
“Duhet të pyetet klubi për Karim. Unë jam këtu për të stërvitur, përgatitur ndeshjet, arritur rezultate dhe fituar tituj”. Ai shtoi: “Mund të them vetëm që Karim është një profesionist i shkëlqyer dhe lojtar fantastik, për të cilin jam krenar si trajner”.
Sipas “AS”, francezi ishte “mashtuar” nga drejtuesit e klubit saudit. Atij i ishte premtuar rinovimi me të njëjtat, ose më të mira kushte, por realiteti parashikon ulje të konsiderueshme pagese. Ky konflikt me klubin e ka vendosur Benzema në një situatë të ndërlikuar. Mungesa ndaj Al Fateh është prova dhe nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të dielën ndaj Al Najma. E ardhmja e ish-yllit të Real Madridit mbetet e pasigurt, zgjidhja duket e vështirë.
The post Rebelimi i Benzema, flet Conceiçao: Pyetni klubin, unë jam këtu për të stërvitur appeared first on Telesport.










