Titulli? Dida në krah të Allegrit: Ka të drejtë, Milani fillimisht duhet të kthehet në Champions

“A jam i kënaqur me Milanin? Sigurisht. Më pëlqen ta shoh skuadrën lart në renditje, që lufton deri në fund, që është kompakte dhe ka një grup të bukur lojtarësh, të cilët po japin maksimumin”. Këto janë fjalët e Nelson Didës, ish-portier legjendar i Milanit dhe ish-trajner i portierëve në epokën “Pioli”, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Kjo tregon se nuk është rastësi pozicioni ku ndodhet”, – shton ai.

Sipas Didës, efekti Max Allegri është i dukshëm: “Ai i ka dhënë skuadrës më shumë qetësi dhe siguri. Shoh ekuilibër të madh mes reparteve dhe është më e vështirë për kundërshtarët të gjejnë hapësira. Milani mund të rritet ende shumë”.

Ai vlerëson rritjen e mbrojtjes (Pavlovic, Tomori, Gabbia): “Janë përmirësuar teknikisht dhe taktikisht… Tani janë më agresivë në duelet një kundër një”.

Në fund, Dida mbështet Allegrin: “Ka të drejtë, Milani para së gjithash duhet të kthehet në Champions League, pra të jetë mes katër të parëve, pa u shpërqendruar nga fjalët për titullin”.

 

The post Titulli? Dida në krah të Allegrit: Ka të drejtë, Milani fillimisht duhet të kthehet në Champions appeared first on Telesport.