Rekord historik – Messi është futbollisti me më së shumti çmime “Këpuca e Artë” në histori, 6-të. Ai ka lënë prapa Ronaldon me 4.
Leo Messi e ka përfunduar sezonin në La Liga me 36 gola n 34 paraqitje, duke lënë prapa Kylian Mbappen me 33 gola – për ta fituar “Këpucën e Artë” për herë të tretë me radhë – të gjashtën në karrierë, raporton Gazeta Express.
Ai e ka rrëmbyer këtë çmim më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.
Pas tij vjen Cristiano Ronaldo me katër çmime “Këpuca e Artë”.
Pas Messit e Ronaldos renditjen nëntë futbollistë tjerë me nga dy çmime – në mesin e tyre legjenda si Henry, Muller dhe Eusebio.
Messi e ka fituar “Këpucën Artë” për gjashtë vite duke shënuar në sezon; 34 gola (2009/10), 46 (2012/13), 37 (2016/17), 34 (2017/18), 50 (REKORD HISTORIK, 2011/12) dhe së fundmi 36 (2018/19).
Messi gjithashtu u bë futbollisti i dytë më i vjetër në histori që e fiton këtë çmim.
Deri më tani, këtë rekord e mbante Hugo Sánchez, që e kishte fituar atë në moshën 31-vjeçare, 10 muaj dhe 26 ditë. Messi, në anën tjetër, sapo e ka fituar “Këpucën e Artë” në moshën 31-vjeçare, 11 muaj dhe 26 ditë.