Dhunohet një grua në Istog, arrestohet i dyshuari

Një grua dyshohet se u dhunua të enjten, e ku policia ka arritur që ta arrestojë edhe të dyshuarin.

Në raportin 24 orësh, thuhet se ai është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.