Pavarësisht se Bayern Munich pranoi kushtet e vendosura nga Dayot Upamecano për rinovimin e kontratës, francezi sërish po heziton të hedhë firmën zyrtarisht. Pas këtij hezitimi të tij, duket se qëndron interesi në rritje i Real Madridit apo dhe i klubeve të tjera të mëdha si PSG e Liverpool.
Në këtë situatë, Bayern Munich po shqyrton disa alternativa për të gjetur mes tyre zëvendësuesin perfekt të Upamecano. “Sky Sport Germany” zbulon se një nga emrat e rinj në radarin e bavarezëve është edhe qendërmbrojtësi Honest Ahanor.
Skautët e Bayern po e monitorojnë nga afër mbrojtësin 17-vjeçar, por nuk janë të vetmit: disa klube të mëdha evropiane kanë shprehur tashmë interes për nigerianin me këmbë të majtë, duke shtuar konkurrencën. Ahanor debutoi sezonin e kaluar në Serie A, ndërsa këtë sezon ka fituar vendin e titullarit te klubi bergamask, ku përveç rolit natyral si qendëmbrojtës, mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë.
Atalanta i ka vendosur një klauzolë lirimi 50 milionë euro, por shifra mund të rritet edhe më tej, duke parë interesin e madhe të shumë klubeve të njohura ndaj tij.
The post Upamecano nuk po rinovon, Bayern gjen zëvendësuesin e francezit në Serie A appeared first on Telesport.









