Mbrëmë u luajtën ndeshjet e fundit për raundin e fundit në këtë fazë të Champions League, duke ëprcaktuar njëherë e mirë 8 ekipet që kualifikohen direkt për fazën e 1/16-ve, 16 ekipet në play-off, ku prej tyre do të luakifikohen vetëm 8, si dhe 12 ekipet e renditura të fundit, që e mbyllin këtu për këtë sezon.
Pak më parë është publikuar formacioni më i mirë i javës së fundit në Champions League dhe nuk është se ka vend për debate. Në portë, është heroi i Benfica, portieri Anatoliy Trubin, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 4-2 në shtesë ndaj Real Madrid.
Qendra e mbrojtjes është Cristian Romero i Tottenham dhe Dan Burn i Newcastle, në krah janë zgjedhue Federico Dimarco i Interit dhe Bruno i Pafos. Në mesfushë, Schjeldrup i Benfica, i cili luajti një ndeshje të madhe mbrëmë. Alexis Mac Allister dhe Malik Tillman në qendër të mesfushës. Po ashtu ka vend edhe për Lamine Yamal në krah, i cili shkëlëqeu në përmbysjen e Barcelonës ndaj Copenhagen.
Dyshja e sulmit, Kasper Hogh, i jashtëzakonshëm në fitoren e Bodo/Glimt 1-2 ndaj Atletico Madridit, si dhe Joao Pedro, fantastik në fitoren 2-3 të Chelsea në transfertën ndaj Napolit.

The post Formacioni më i mirë i javës në Champions League, nuk ka vend për debat (video) appeared first on Telesport.









