Benzema drejt rikthimit te Real Madrid? Sulmuesi francez ndan rrugët me Al-Ittihad, zbulohet dëshira e tij

Karim Benzema ka refuzuar të zbresë sot në fushë për Al-Ittihad në transfertën ndaj Al-Fateh, duke qenë se francezi dhe drejtuesit e klubit saudit nuk kanë rënë dakord për kushtet për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti.

Në këtë situatë, sulmuesi francezi po mendon largimin nga klubi saudit brenda afatit të merkatos së janarit. “Footmercato.net” zbulon se dëshira e Benzema është të rikthehet te Real Madrid, deri në fund të sezonit.

Megjithatë, duket e ëvshtirë që drejtuesit e Real Madridit të pranojnë rikthimin e francezit, qoftë edhe për pak muaj, duke ditur numrin e madh të sulmuesëve që kanë në dispozicion.

Në rast largimi nga Al-Ittihad, për francezin ka interes nga klubet e tjera saudite si dhe ato të MLS-së, megjithëse dëshira e tij është të veshë edhe njëherë fanellën e Real Madridit.

The post Benzema drejt rikthimit te Real Madrid? Sulmuesi francez ndan rrugët me Al-Ittihad, zbulohet dëshira e tij appeared first on Telesport.