Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Hasit në Shqipëri, përcjellë Indeksonline.
Titulli “Qytetar Nderi” iu nda me motivacionin për kontributin në çlirimin e trojeve shqiptare.
Me këtë rast, Thaçi tha se ky nderim është moment i veçantë në jetën e tij.
Ai tha se çlirimi i Kosovës është meritë e të gjithë shqiptarëve.
“Për mua është një moment i veçantë në jetën time sepse kur mendoj se ku ishim para 20 vitesh dhe ku jemi sot mund të them lirisht se Kosova, shqiptarët të pamundurën e bën të munguar. Çlirimi i Kosovës është meritë e çdo qytetari të Kosovës është meritë e gjithë njerëzve të Shqipërisë është meritë e gjithë shqiptarëve ku di që jetojnë. Secili duhet të ndihet krenar në kontributin për lirin e Kosovës”, tha Thaçi.
Presidenti Hashim Thaçi edhe në Has përmendi idenë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën, këtë herë duke e ritheksuar se kjo do të bëhet “pa iu cenuar as një centimetër e territorit të Kosovës”.
Sipas tij, është koha që mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë kufi.
“Kombi shqiptar ku do që jeton kurrë nuk ka qenë më mirë, më i organizuar. Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkëngjiten Kosovës pa iu cenuar asnjë centimetër e territorit të Kosovës. Sepse misioni vetëm me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i pamjaftueshëm, ne jemi ndarë padrejtësisht dhe duhet të bashkohemi me vullnetin tonë”
Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala, çmoi veprimtarinë e presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se ai është zyrtari më i lartë i Kosovës që viziton këtë bashkës.
Lala tha se titulli është diçka shumë e vogël në krahasim me atë, siç thotë ai që Thaçi po bën për Kosovën dhe Shqipërinë.