Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte i dënuar për shitblerje narkotikësh në Prizren.
E.Q. pas arrestimit është dërguar në burg për vuajtje të dënimit.
“Më datë 29.01.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E.Q., nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me vite burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së. I arrestuari E.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.”










