“Të na vijë pak turp”; imazhi që tregon kaosin foshnjarak të Real Madridit

Real Madridi po luante më shumë se një ndeshje, por la një imazh që përmbledh problemet e tij: shpërfillje, shkëputje dhe konfuzion, në një mbrëmje ku ishte në lojë kalimi direkt në 1/8 finale të Champions League. Nuk ishte aksion vendimtar për renditjen, por një “fotografi” e qartë e asaj që ndodhi në fushë.

“Hoqëm keq. Goli i katërt nuk ndryshon asgjë, na vjen pak turp”, – tha Kylian Mbappé, duke përmbledhur humbjen që e çon Realin në “play off”. 10 minutat e fundit ishin kaos. Benfica mendonte se 3-2 mjaftonte, ndërsa lojtarët e Realit nuk e dinin nëse ishin ende në “top-8”.

Në stol, Carvajal kontrollonte renditjen në telefon, ndërsa Ceballos përpiqej të paralajmëronte shokët. Goli i Sporting në 94’ i nxirrte jashtë “top-8”. Mourinho pranoi: “Mendova se ishim kualifikuar…, pastaj e kuptuam, spostuam përpara Otamendin dhe patëm fat. Trubin shënoi një gol historik”.

Edhe pse 9 kundër 11, Real Madridi nuk mbrojti, 3 kundër 8 në zonën e Courtois përfundoi me gol. “Duhet të jemi autokritikë…, sonte nuk bëmë atë që duhej”, – tha Valverde. Paralajmërim i qartë për një “rënie tensioni” të rrezikshëm…

The post “Të na vijë pak turp”; imazhi që tregon kaosin foshnjarak të Real Madridit appeared first on Telesport.