Me renditjen tashmë të përcaktuar, janë bërë të ditur çiftet e mundshme për “play off”-et dhe 1/8 finale të Champions League. Në garë janë tri skuadra italiane, të cilat do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Mjaft intriguese është hipoteza e “play off”-it të Interit, që mund të përballet sërish me José Mourinhon, i kualifikuar në sekondën e fundit, falë golit në minutën e 98-të nga portieri Trubin, që vulosi fitoren 4-2 ndaj Real Madridit. Alternativa është më e lehtë, por duhet kujdes… Bodø/Glimt u fut me meritë në 24-she falë dy fitoreve radhazi kundër Manchester City dhe Atlético Madridit.
Për Juventusin ekziston rreziku Galatasaray, me kujtimet e hidhura të sezonit 2013/14. Skuadra e Okan Buruk ka emra të njohur si Victor Osimhen dhe Mauro Icardi, si dhe Noa Lang. Më i përballueshëm duket Brugge, edhe pse shfaqi cilësi të mëdha duke shkatërruar Marseille e De Zerbit. Në 1/8, bardhezinjtë mund të përplasen me Federico Chiesa.
Çfarëdo shorti të jetë, Atalanta do të ketë një transfertë shumë të vështirë: ose “ferrin” e Pireut, ose “murin e verdhë” të Borussia Dortmundit. Shorti do të hidhet në Nyon, të premten, ora 12:00. Ndeshjet e para të “play off”-eve do të l;uhen më 17–18 shkurt.
ÇIFTET
Monaco ose Qarabag – PSG ose Newcastle (Barcelona ose Chelsea në 1/8)
Brugge ose Galatasaray – Juventus ose Atlético Madrid (Liverpool ose Tottenham në 1/8)
Bodø/Glimt ose Benfica – Real Madrid ose Inter (Sporting CP ose Manchester City në 1/8)
Borussia Dortmund ose Olympiacos – Atalanta ose Bayer Leverkusen (Arsenal ose Bayern Munich në 1/8)
The post Kundërshtarët e “play-off” për italianët? Interi mund të sfidojë Mourinhon, Juventusi ka rrezik turk appeared first on Telesport.









