Juventusi nuk heq dorë nga ish-sulmuesi i vet. Spalletti e do patjetër, këmbëngul Comolli

Shumë emra qarkullojnë, por objektivi i vërtetë i Juventusit për sulmin mbetet rikthimi i Kolo Muani në Torino. Luciano Spalletti e vlerëson profilin e tij, ndërsa Comolli ka përshpejtuar ndjeshëm tratativën për sulmuesin francez. Trajneri bardhezi kërkon një “numër 9”, edhe pse David po integrohet gradualisht.

Me Vlahovic dhe Milik jashtë dhe me Openda që nuk bind, afrimi i një sulmuesi të rëndësishëm është i domosdoshëm për të mbyllur sezonin në nivel. Kolo Muani ofron alternativa: mund të alternohet me David, ose të luajë krah tij kundër skuadrave të mbyllura. Ai njeh ambientin, mbron topin, ndihmon shokët dhe është i rrezikshëm në zonë, sidomos në lojën ajrore.

Sipas “Tuttosport”, Juve po shfrytëzon vështirësitë e lojtarit te Tottenham. Ka pasur një kontakt të parë me përfaqësuesit e tij; dëshira e Muani për t’u kthyer, pas 10 golave në 6 muaj në Torino, i ka bindur “Spurs” ta lejojnë ndërprerjen e huazimit.

Plani i Comolli është huazim (jo blerje), me kosto deri në 5 milionë. PSG kërkon rreth 60 milionë për kartonin. Vetëm nëse ndryshon kushtet mund të nisë një negociatë reale transferimi, por koha po shtrëngohet.

 

The post Juventusi nuk heq dorë nga ish-sulmuesi i vet. Spalletti e do patjetër, këmbëngul Comolli appeared first on Telesport.