Kovac: U treguam shumë të butë ndaj Inter, tani na duhet të fitojmë dy ndeshje shtesë

Trajneri Niko Kovac beson se skuadra e tij Borussia Dortmund tregoi “shumë respekt” ndaj Inter në ndeshjen e djeshme në Champions League, fituar 2-0 nga zikaltërit. Dy gola në 10 minutat e fundit bënë që gjermanët të luajnë në fazën play-off, pasi u rendit në vendin e 17-të.

Edhe pse nuk është i dekurajuar nga mundësia e të luajturit dy ndeshje shtesë, Kovac ndjeu se skuadra e tij mund të kishte bërë më shumë në këtë fazë: “Ishte një ndeshje e vështirë. Patëm një shans pas 10 minutash me anë të Guirassy. Nëse ai do të kishte ruajtur qetësinë dhe do ta kishte futur topin në rrjetë, loja mund të kishte dalë ndryshe”.

Tani, jemi në fazën eliminatore, njësoj si vitin e kaluar. Do të na duhet ta luajmë ndeshjen e dytë jashtë fushe. Por është në rregull. Nëse duam të arrijmë në raundin tjetër duhet të fitojmë pavarësisht se ku dhe pavarësisht se kundër kujt luani”, shtoi Niko Kovac.

Ndjesia ime ishte se treguam paksa shumë respekt ndaj Inter, por edhe ne kemi cilësitë tona. Megjithatë, nuk i përfunduam disa situata sepse morëm vendime të gabuara. Kjo ndeshje mund të ishte mbyllur edhe me një barazim 0-0“, përfundoi Kovac.

The post Kovac: U treguam shumë të butë ndaj Inter, tani na duhet të fitojmë dy ndeshje shtesë appeared first on Telesport.