Aliu: “Skifteri” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë – mund t’i shihni nga afër

Ridvan Aliu insiston që droni “Skifter” nuk ishte një manipulim, teksa ka bërë thirrje se kush dëshiron t’i shohë nga afër mund ta vizitojë kompaninë e tij.

Mirëpo, siç thekson ai duhet t’i nënshtrohet protokolleve të tyre të sigurisë.

Ai në fund shkruan se “Skifteri” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë.

“Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan. Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë. Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë. KY ËSHTË VETËM FILLIMI! Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës. SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË”, shkruan ai.