Analisti Muharremi ironizon me VV-në: Kushtetutën e shkeli 50 herë, populli ia dha 51%

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses, ku është vlerësuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit ka qenë jo kushtetues.

Ai ka ironizuar me numrin e madh të shkeljeve kushtetuese nga VV-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se VV-ja e ka shkelur Kushtetutën 50 herë, kurse populli në zgjedhje ia dha 51 për qind të votave.

“Zgjedhja e Nenad Rashiq antikushtetuese”. Njo 50x e paskan shkelë kushtetuten LVV, e populli cka bani? 51% i shpërbleu në vend se me i ndëshku🤦🏻‍♂️😅 Dikur thojshin “kush e shkel Kushtetutën është superkriminel”. E sot? Varet kush e shkel. 🤷🏻‍♂️”, ka shkruar Muharremi.