Prangoset një person në Pejë për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mesditën e së mërkurës në Pejë.

 Sipas policisë, viktima femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar.

Bëhet e ditur se pas trajtimit mjekësor, viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.