Mashtrime me kartela bankare në Fushë Kosovë, dy persona përfundojnë në pranga

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.

Në raportin policor bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.