Liverpool është një nga 8 ekipet e kualifikuara direkt në raundin tjetër të Champions League, duke evcituar fazën play off. Në ndeshjen e fundit, kampionët e Anglisë mposhtën thellë 6-0 Qarabag.
Një sukses që pati edhe një notë negative, dëmtimin e Jeremie Frimpong. Trajneri Arne Slot u kritikua kur e zëvendësoi në ndeshjen e humbur ndaj Bournemouth, por ndodhi pikërisht ajo që kishte frikë trajneri
“Ky dëmtim ka treguar se ndonjëherë gjërat janë ndoshta pak më të komplikuara nga sa mendojnë njerëzit. Rasti i Jeremie është një shembull i shkëlqyer i kësaj. Ky dëmtim muskulor zakonisht ka të bëjë me mbingarkesën e një lojtari”, tha Slot.
“Këto janë gjërat që duhet t’i marr parasysh. Ai ka luajtur shumë kohët e fundit. Kjo është vërtet e trishtueshme për të, por padyshim edhe për ne, sepse mbrojtësi ynë i krahut është jashtë për të gjithë sezonin”, shtoi Slot.
“Por ne do të gjejmë një rrugë përsëri. Siç e patë në këtë fitore të thellë, rruga është zakonisht sa më sulmuese të jetë e mundur. Kjo është ajo që bëmë edhe dje me lojtarë në pozicione që nuk i pret“, deklaroi holandezi.
The post Slot: Filozofia e Liverpool është të jetë një skuadër sulmuese, dëmtimi i Frimpong na prish planet appeared first on Telesport.










