Arbeloa mbeti jashtë “top 8”: Nuk jemi eliminuar, kemi edhe dy ndeshje për ta kaluar raundin

Álvaro Arbeloa mori mbi vete gjithë përgjegjësinë për humbjen e Real Madridit ndaj Benfica, që e la jashtë “top-8” së Champions League: “Nuk pendohem për asnjë mesazh, sepse është ajo që besoj. Nëse mendoni se ndeshja ishte kështu sepse dy lojtarët e përparmë nuk vrapuan mjaftueshëm, nuk jam aspak dakord”.

Për ndeshjen: “Sonte ishim larg asaj që donim të ishim. Nuk arritëm të qëndronim 90 minuta në nivelin e kërkuar. E dinim që kishim shumë për të përmirësuar, na mbetet ende shumë punë”.
Për golin e portierit: “Nuk është hera e parë që më shënon një portier. Ata morën përsipër rrezik, edhe ne po ashtu. Në fund fituan ata”.

Për Benfica dhe përqafimin me Mourinhon: “Nuk më surprizoi. E njihja nivelin, ambientin dhe trajnerin përballë. Përgjegjësia është e imja, sepse nuk ia dola t’ua transmetoj lojtarëve atë që doja”.

Sërish autokritikë: “Jam plotësisht përgjegjës kur objektivi nuk arrihet. Nuk jemi eliminuar, kemi edhe dy ndeshje për ta kaluar raundin”.

The post Arbeloa mbeti jashtë “top 8”: Nuk jemi eliminuar, kemi edhe dy ndeshje për ta kaluar raundin appeared first on Telesport.