E FUNDIT: Nesër do të jetë takimi i madh, Inter përshpejton hapat për transferimin e radhës

Nicolo Schira por edhe burime të tjera nga Italia, bëjnë me dije se nesër, të enjten, pritet të ketë një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Interit dhe atyre të PSV-së për të vendosur për një rikthim të mundshëm ose jo të Ivan Perisic në Milano.

Kroati po përjeton një rini të dytë te kampionët holandezë, gjë që ka zgjuar interesin e madh të Interit. Klubi zikaltër e sheh Perisic, si lojtarin e duhur për t’u përforcuar në krah gjatë merkatos së janarit.

Propozimi i zikaltërve pritet të jetë për një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit. Deri tani dihet që Perisic ka dhënë “ok” e tij për t’u rikthyer te zikaltrit, ndërsa mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me PSV-në.

The post E FUNDIT: Nesër do të jetë takimi i madh, Inter përshpejton hapat për transferimin e radhës appeared first on Telesport.