Përpara ndeshjes së fundit në Champions League ndaj PSV-së, Leon Goretzka ka folur në konferencën për shtyp për situatën e tij te Bayern. Mesfushorit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe pritet largimi falas, pasi deri tani nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm me Bayern.
Goretzka nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar te Bayern, nëse plotësohen kushtet e duhura. Por, mesfushori nuk është as kundër idesë së një aventure të re. Gjithashtu, Goretzka hodhi poshtë zërat për një kontakt me Flick dhe transferimin te Barcelona.
“A dua të qëndroj te Bayern? Nëse kushtet janë të përshtatshme, po. Por kjo nuk është automatike. Mynihu është një qytet i bukur me një cilësi të lartë jetese. Ndihem shumë rehat këtu.
Të zhvendosesh diku tjetër është një mundësi, sigurisht. E gjej idenë e të shkuarit jashtë vendit emocionuese gjatë karrierës sime. E kam menduar dy herë tashmë, por me vetëdije vendosa kundër saj.
Lexova se gjoja kam kontaktuar Hansi Flick në Barcelonë. Mund ta mohoj këtë këtu dhe tani.”
The post Ka kontaktuar me Flick dhe do transfeorhet te Barcelona? Goretzka sqaron lajmin e bujshëm appeared first on Telesport.










