Jeremy Jacquet është një nga emrat e rinj që ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha. 20-vjeçari francez po shkëlqen në Ligue 1 me Rennes, falë perfomancës dhe qëndrueshmërisë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.
I konsideruar si një lojtar i ri me të ardhme të madhe, për Jacquet ka interes konkret nga Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich. Klubi londinez gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja, e sheh Jacquet si një përforcim ideal për qendrën e mbrojtjes.
Liverpool po ashtu po monitoron me kujdes situatën, pasi Jacquet mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ibrahima Konate, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Bayern mbetet po ashtu destinacion shumë tërheqës për lojtarët e rinj që kërkojnë të bëjnë një hap të madh në karrierë.
Duke qenë se kontrata me Rennes skadon në vitin 2029, klubi i Ligue 1 nuk është aspak në presion për largimin e tij, por do ta lejojë një gjë të tillë vetëm për shifrën 75 milionë euro, aq sa është klauzola e lojtarit. Një gjë mund të thuhet me siguri se Jacquet do të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos se verës.
The post Chelsea, Bayern dhe Liverpool në garë për yllin e ri të Francës. 20 vjeç dhe kushton 75 mln euro appeared first on Telesport.










