Dikur i konsideruar një yll i madh, protagonist te Manchester City, u transferua me shumë bujë te Chelsea për 70 milionë euro në vitin 2022, sot përfundon në rrugë…
Bëhet fjalë për Raheem Sterling. Përmes një komunikimi në webfaqen zyrtare të klubit, Chelsea ka bërë të ditur ndërprerjen e kontratës në mënyrë të ndërsjellë me Raheem Sterling dhe nga ky moment, sulmuesi anglez mund të transferohet si lojtar i lirë ku të dojë.
“Raheem Sterling sot është larguar nga Chelsea Football Club me marrëveshje të ndërsjellë, duke i dhënë fund tre sezoneve e gjysmë me ne, pasi u bashkua në verën e vitit 2022 nga Manchester City. E falënderojmë Raheem për kontributin e tij si lojtar i Chelsea-t dhe i urojmë fat të mbarë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e klubit londinez.
Ditët në vijim, pritet të mësohet ekipi i ri i Sterling, por interesi për 31-vjeçarin anglez është zbehur shumë dhe nuk është se lojtari ka mundësi të shumta për të vazhduar karrierën, të paktën në elitë.
Në 82 ndeshje me Chelsea-n, Sterling shënoi 20 gola. Pjesën e parë të sezonit, ai u la jashtë ekipit të parë nga ish-trajneri Enzo Maresca, ndërsa sot është vulosur me konsensus nga të dyja palët ndarja përfundimtare.
The post E FUNDIT: Chelsea merr vendimin drastik ndaj Sterling, sulmuesi përfundon në… rrugë appeared first on Telesport.










