Inter është gati të bëjë një lëvizje shumë befasuese ditët e fundit të merkatos së janarit. Fabrizio Romano por edhe burime të tjera nga mediet italiane zbulojnë se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Moussa Diaby.
Francezi i cili është pjesë e Al-Ittihad, mund të luajë si sulmues anësor, por edhe si mesfushor sulmues. Në vitin 2024 u transferua nga Aston Villa në Arabinë Saudite për 60 milionë euro, ndërsa tani është shumë pranë rikthimit në Europë.
Inter ka siguruar “po” e lojtarit, ndërsa tani vjen pjesa më e vështirë të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin saudit. Huazim deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes për 35 milionë euro. Bisedimet vazhdojnë…
The post Inter i habit të gjithë, arrin marrëveshjen me shokun e Mitaj dhe Benzema appeared first on Telesport.









