Ditët e fundit të merkatos dimërore, e cila mbyllet më datën 2 shkurt, mund të kemi një lëvizje të befasishme të Ademola Lookman drejt Fenerbahce. Pavarësisht “paqes” së arritur së fundit, marrëdhënia mes anësorit nigerian dhe drejtuesve të klubit bergamask nuk është aspak e mirë, ndaj Lookamn mund të ndërrojë ekip këto ditë.
“Fanatik” zbulon se Fenerbahce është e gatshme të paguajë 35 milionë euro për Lookman, shifër brenda pritshmërive të Atalantës dhe klubi bergamask ka pranuar. Në anën tjetër, tani mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me lojtarin.
Nuk është hera e parë që për Lookman ka interes konkret nga Superliga turke, më parë edhe Galatasaray ka tentuar transferimin e tij, por në fund vetë lojtari ka refuzuar. Ditë më parë u përfol edhe për një interesim nga ana e Atletico Madrid, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Conor Gallagher, por klubi madrilen preferon huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje, ndërsa Atalanta kërkon shitjen përfundimtare.
The post Atalanta pranon ofertën 35 milionë euro për Lookman, nigeriani është në mëdyshje appeared first on Telesport.









