Grabitje e armatosur në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:45 dy persona kanë hyrë një këmbimore. Të maskuar dhe sipas ankueses njëra nga ta dyshohet se ka pasur armë. Meqenëse ajo është ndjerë e frikësuar ua ka dhënë disa para atyre. Siç deklaroi ajo nuk dihet se sa para kanë qenë”, tha Gashi.