Gazetari Vehbi Kajtazi, përkundër kritikave të vazhdueshme ndaj Albin Kurtit, këtë herë duket se është në një linjë me të.
Kajtazi ka publikuar një intervistë të Albin Kurtit të realizuar në dhjetor të vitit 2018, kur ky i fundit ishte në opozitë dhe fliste për rritjen e çmimeve, konkretisht për bukën.
Në përshkrimin e videos, Kajtazi shkruan shkurt “Pajtohem me zotin mashtrues!”
Në intervistën e vitit 2018, Kurti akuzonte qeverinë e atëhershme për mungesë përgatitjeje dhe parashikimi ekonomik, duke thënë se rritja e çmimeve, sidomos e bukës, ishte e pritshme dhe se çmimi duhej të kthehej në nivelin e mëparshëm.
Ai përmendte edhe mundësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë për importin e miellit dhe rritjen e rolit të Portit të Durrësit për Kosovën.
“Këtu kthehemi te përgatitjet e munguara. Qeveria është dashur që paraprakisht ta parashikojë me lehtësinë e një ekonomisti mesatar që nuk ka as master se do të ketë rritje të disa çmimeve e sidomos të bukës. Në këtë kuptim është e domosdoshme që çmimi i bukës të kthehet aty ku ishte. Shqipëria merr miell nga Italia e nga Franca ta zëmë, merr miell edhe nga Ukraina. Edhe ne do të mund të bashkëpunonim shumë me Shqipërinë dhe këtu do të mund të rikthehej për të mos thënë dyfishohej roli i Portit të Durrësit për nevojën e Kosovës për import”, thoshte Kurti.
Ironia qwndron nw faktin se deklaratat e atwhershme të Kurtit sot po rikthehen në vëmendje, në një kohë kur ankesat e qytetarëve për shtrenjtimin e produkteve bazë janë aktuale, ndërsa këtë herë, Kurti është në pozitë.










